Mbështetësit e organizatës terroriste i vunë flakën Parisit  Foto: AA

Mbështetësit e organizatës terroriste PKK në Paris kryen akte dhune me arsyetimin e protestës ndaj sulmit të armatosur i cili shkaktoi humbjen e jetës së 3 personave. Mijëra mbështetës të organizatës terroriste PKK u mblodhën në sheshin "Republika" në Paris. Në bulevardin "Tremple" në afërsi të sheshit, agresorët hodhën slogane pro organizatës terroriste PKK si dhe mbajtën në duar fotografinë e kreut Abdullah Öcalan dhe leckat që simbolizojnë PKK-në. Agresorët pro organizatës terroriste hoqën gurët e kalldërmit dhe i lëshuan ndaj policisë dhe ndaj shtëpive e bizneseve përreth. Shumica e agresorëve të cilët kishin fytyrat të mbuluara me maska e kthyen mjedisin në një "betejë lufte" me fishekzjarrë dhe materiale piroteknike, si dhe shkatërruan stacionet e autobusëve. Mbështetësit pro organizatës terroriste kthyen përmbys dhe dogjën shumë automjete dhe motoçikleta të civilëve. Duke i thyer xhamat dhe pasqyrat me shkopinj, agresorët i bënë të papërdorshëm automjetet. Ndërkohë, ka tërhequr vëmendjen se policia herë-herë ka kryer ndërhyrje të kufizuar me gaz lotsjellës ndaj agresorëve. Mbështetësit e organizatës terroriste PKK sulmuan edhe policinë. Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, i cili mbërriti dje në vendngjarje tha se nuk kishte informacion të saktë se agresori është i ekstremit të djathtë. "Agresori, edhe sikur të shënjestrojë në mënyrë të vetëdijshme të huajt, nuk mund të thuhet se ka shënjestruar veçanërisht kurdët", tha ai. Pas fjalimit të Darmanin dje në vendngjarje, një grup pro organizatës terroriste PKK pretendonte se sulmi në zonën e 10-të të Parisit është kryer kundër tyre dhe sulmuan policët në zonë si dhe dëmtuan automjetet dhe dyqanet në bulevard. Në ngjarjet ku policia ndërhyri me gaz lotsjellës ndaj agresorëve u plagosën të paktën 6 policë. Ndryshe, dje një shtetas francez në bulevardin "Enghien Caddesi" hapi zjarr me armë ndaj personave që ndodheshin përreth. Sipas të dhënave paraprake 3 persona humbën jetën dhe 3 të tjerë u plagosën, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

AA