Gjithsej 40.000 ushtarë të Ukrainës janë planifikuar të marrin pjesën në kundërofensivë kundër Rusisë, e cila pritet të fillojë në javët ose muajt e ardhshëm. Ky numër i ushtarëve do të ndahet në tetë brigada.
Brigadat e reja, të hartuara nga Ministria e Brendshme, do të luftojnë së bashku me njësitë e rregullta të ushtrisë të përforcuara nga tanke të reja perëndimore dhe mijëra trupa të rinj të trajnuar nga ushtritë aleate jashtë Ukrainës.
Njësitë kanë përfituar nga një fushatë agresive rekrutimi në mediat sociale dhe tabelat me synimin për të tërhequr vullnetarë shumë të motivuar.
Forcat e saj janë përballur me një sulm rus për muaj të tërë në qytete si Bakhmut në lindje, ku mijëra ushtarë kanë vdekur. Kievi nuk i bën të ditur humbjet e tij ushtarake.
Stoltenberg: Ukrainës duhet t’i jepet çdo gjë.
Ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s u mblodhën për të diskutuar çështjet e tilla si vazhdimi i mbështetjes për Ukrainën që lufton me Rusinë, situatën në Azi-Paqësor dhe shpenzimet për mbrojtjen, transmeton Anadolu.
Në ditën e dytë të Takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s i cili mbahet në selinë e Aleancës në Bruksel, merr pjesë si vend i ftuar edhe Suedia.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili foli në hapjen e takimit të Këshillit të Atlantikut të Veriut, tha se Rusia po përgatitet për më shumë luftë dhe se Ukrainës duhet t'i jepet çdo gjë që ka nevojë në fushën e betejës.
Ai theksoi se NATO-ja do të vazhdojë të mbështesë partnerët e tjerë, Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Bosnjë e Hercegovinën kundër presionit të Rusisë.
Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të takohen sot me ministrat e Jashtëm të Australisë, Zelandës së Re, Japonisë dhe Koresë së Jugut për të diskutuar mbi situatën në Azi-Paqësor.