Të dhënat e rreth gjashtë milionë taksapaguesve në vendin e katërt më të populluar në botë, Indonezinë, duke përfshirë presidentin në largim Joko Widodo, dyshohet se u zbuluan dhe u shitën, raportuan media të enjten.
“Miliona numra identifikimi të taksapaguesve u shitën për 10.000 dollarë në faqen e internetit të Breach Forum dhe u shitën nga një llogari që pretendohet se i përkiste një hakeri të njohur si Bjorka”, raportoi gazeta Jakarta Globe.
Mes të tjerash, raportohet se shitja u përfundua të mërkurën dhe se të dhënat e rrjedhura përfshinin numrat e identifikimit kombëtar, emailet, adresat, numrat e telefonit dhe informacione të tjera personale.
Administrata e Përgjithshme e Tatimeve e vendit të Azisë Juglindore, ku jetojnë rreth 275 milionë njerëz, po heton shkeljen e supozuar.
“Të dhënat e nxjerra përfshijnë të dhëna personale që i përkasin presidentit Joko Widodo, si dhe djemve të tij Gibran Rakabuming Raki dhe Kaesang Pangarep”, tha themeluesi i Ethical Hacker Indonesia, Teguh Aprianto.