Të paktën 46 persona e kanë humbur jetën nga tërmeti me magnitudë 5.6 ballë që goditi rajonin e Java-s Perëndimore të Indonezisë.
Shërbimi Gjeologjik i ShBA-së (USGS) njoftoi se tërmeti 5.6 ballë ndodhi 18 kilometra në jugperëndim të qytetit Ciranjang në një thellësi prej 10 kilometrash.
Një zyrtar qeveritar deklaroi se si pasojë e tërmetit deri më tani kanë humbur jetën 46 persona ndërsa 700 të tjerë janë plagosur.
Pas tërmetit i cili shkaktoi lëkundje për disa sekonda në kryeqytetin Xhakarta, nuk u lëshua paralajmërim për cunami.
AA