Dy tërmete të fuqishme goditën Detin Banda pranë Indonezisë të mërkurën.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të ShBA-së, dy tërmete me magnitudë 6,9 dhe 7 ballë u regjistruan në Detin Banda, rreth 370 kilometra në juglindje të Ambonit në provincën indoneziane Maluku.
Tërmeti me magnitudë 7 ballë u regjistrua rreth orës 07:53 sipas kohës lokale, ndërsa lëkundja e parë u ndje pak më herët rreth orës 07:52.
Epiqendra e tërmetit u regjistrua në një thellësi rreth 10 kilometra.
Deti Banda është një nga katër detet që rrethojnë ishujt Maluku të Indonezisë dhe i cili lidhet me Oqeanin Paqësor.
TRT Balkan / agjencitë