Gati gjysmë milioni izraelitë janë larguar nga vendi që nga shpërthimi i konfliktit në Gaza më 7 tetor, raportuan mediat lokale të enjten.
Autoriteti i Popullsisë dhe Imigracionit vlerëson se rreth 370.000 njerëz u larguan nga Izraeli në dy muajt e fundit, duke përfshirë 230.309 njerëz në tetor dhe 139.839 në nëntor, raportoi revista Zman.
Rreth 600.000 izraelitë thuhet se udhëtuan jashtë vendit përpara se të shpërthente lufta në Gaza, ndërsa gati 370.000 u larguan pas konfliktit.
Pothuajse 301,ë.982 izraelitë u kthyen në Izrael në tetor dhe 194.016 në nëntor.
Shifrat tregojnë se numri i izraelitëve që u larguan dhe nuk u kthyen llogaritet në rreth 470 mijë”, shkruan Zman.
“Prandaj, ka një migrim negativ prej rreth gjysmë milioni njerëzish, dhe kjo nuk përfshin mijëra punëtorë të huaj, refugjatë dhe diplomatë që janë larguar nga vendi”, thuhet më tej.
Një revistë izraelite raporton se konflikti në Gaza ka reduktuar ndjeshëm emigracionin në Izrael.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Integrimit, nga data 7 tetor deri më 29 nëntor në Izrael kanë emigruar rreth 2000 persona, ndërkohë që nga fillimi i vitit deri në shpërthimin e luftës mesatarisht shihej rreth 4.500.
Izraeli rifilloi ofensivën e tij ushtarake në Rripin e Gazës të premten pas përfundimit të një armëpushimi humanitar njëjavor me grupin palestinez Hamas.
Të paktën 16.248 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 43.616 janë plagosur në sulmet e pamëshirshme ajrore dhe tokësore në enklavën palestineze që nga 7 tetori pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi.
Në Izrael, rreth 1.200 njerëz u vranë në të njëjtën periudhë.