Izraeli po përpiqet të arrijë zgjidhje politike me Libanin për të shmangur konfliktin ushtarak, raportuan mediat izraelite të martën.
"Tel Avivi preferon diplomacinë në vend të luftës me Libanin, sepse edhe nëse i drejtohemi zgjidhjeve ushtarake, në fund do të kemi armëpushim", citoi media izraelite Channel 14 të këtë thënë ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Galant gjatë një takimi me kryetarët e qyteteve dhe lagjeve pranë kufirit libanez.
"Izraeli nuk ka ndërmend të qëndrojë në Liban dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të përpiqemi të arrijmë një armëpushim edhe pa luftuar", tha Gallant.
Ai theksoi se nëse nuk arrihet zgjidhje politike, "Izraeli ka opsione të tjera".
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë takimit tha se qeveria izraelite do të ndajë 3,5 miliardë shekelë (930 milionë dollarë) për të ndihmuar zhvillimin e Izraelit verior, sipas Channel 14.
Netanyahu paralajmëroi për dhënien e deklaratave për kthimin e mundshëm të izraelitëve në veri, duke theksuar se "çdo fjalë për të konsiderohet informacion për armikun".
Të paktën 60.000 izraelitë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në qytetet pranë kufirit libanez që nga 8 tetori.
Tensionet në kufirin Izrael-Liban shpërthyen pas ofensivës ushtarake izraelite në Rripin e Gazës, në të cilën janë vrarë afro 25.500 palestinezë që nga 7 tetori.