Meksikë, 155 persona kanë humbur jetën si pasojë e të nxehtit ekstrem

Meksikë, 155 persona kanë humbur jetën si pasojë e të nxehtit ekstrem

Temperaturat kaluan 45 gradë në shtetet e Veracruz, Tabasco, Tamaulipas, Nuevo Leon dhe San Luis Potosi.
Meksikë, 155 persona kanë humbur jetën si pasojë e të nxehtit ekstrem / Photo: Reuters

Si pasojë e valës së të nxehtit që ka përfshirë Meksikën që nga fillimi i vitit, 155 persona kanë humbur jetën, shumica prej tyre në Veracruz.

Mediat lokale raportojnë se numri i të vdekurve është në rritje, ndërkohë që vapa ekstreme është ende në fuqi dhe niveli i ujit në diga është në rënie.

Temperaturat kaluan 45 gradë në shtetet e Veracruz, Tabasco, Tamaulipas, Nuevo Leon dhe San Luis Potosi.

Sekretariati për Shëndetësi ka thënë se vetëm nga data 13 deri më 18 qershor kanë humbur jetën 30 persona si pasojë e temperaturave të larta.

Po ashtu, u raportua se rreth 2.567 njerëz u shtrinë në spitale për shkak të goditjes së diellit.

Bëhet e ditur se vapa do të zgjasë deri më 5 tetor.

Në disa shtete, sasia e ujit në diga ka rënë në nivele kritike.

Shërbimi Kombëtar i Motit rekomandon që personat e sëmurë kronikë të mos qëndrojnë jashtë gjatë orëve të caktuara, përveç rasteve kur është absolutisht e nevojshme.

TRT Balkan / agjencitë