Janë gjetur mbetjet e disa prej 63 minatorëve të bllokuar në një minierë qymyri 18 vjet më parë në veri të Meksikës.
Ministria e Brendshme e Meksikës njoftoi se kërkimi shumëvjeçar për viktima në shtetin e Coahuila në vitin 2006 kishte dhënë rezultate.
Shembja e minierës u portretizua si një nga ngjarjet më tragjike në historinë e vendit. Autoritetet njoftuan se eshtrat e disa minatorëve u gjetën pas 18 vitesh.
Prokuroria e Shtetit njoftoi se do të fillojë puna për identifikimin e personave.
Aksidenti ndodhi në minierën Pasta de Conchos në Coahuila në vitin 2006 dhe 63 nga 73 personat vdiqën në minierë.
Megjithëse operacionet e kërkimit nuk kryhen prej vitesh me arsyetimin se do të ishte e rrezikshme dhe e kushtueshme, familjet e viktimave kanë vazhduar t'i paraqesin kërkesat autoriteteve për gjetjen e familjarëve të tyre.
Presidenti aktual Andres Lopez Obrador ka premtuar se trupat e viktimave do të identifikohen dhe do të rikthehen në vitin 2020.