Abdussamet Özbek, një mësues 75-vjeçar në pension nga qyteti Şanliurfa, merret me shitjen e gjësendeve të vjetra që i ka mbledhur si hobi në rininë e tij.
Özbek, i cili në rininë e tij filloi si pasion mbledhjen e antikave, e vazhdoi këtë hobi në vendet ku punonte si mësues.
Pasi doli në pension rreth 15 vjet më parë, Özbek e ka kthyer hobin e tij në një profesion dhe në dyqanin e tij ekspozon qindra pjesë që ka mbledhur.
Ai kujdeset me vëmendje për koleksionin e tij, i cili përbëhet nga pajisje të vjetra shtëpiake, radio, kamera, ora, stoli dhe kaseta nga e kaluara.
Mësuesi në pension i shkencave, Abdussamet Özbek, tha për Anadolu se vazhdon entuziazmin e tij për antikat, të cilin e zhvilloi kur ishte 18 vjeç.
Özbek deklaroi se e kishte këtë mundësi pasi doli në pension. "Në dyqan ka artikuj deri në 150 vjet të vjetër. Zakonisht, njerëzit që më njohin sjellin sendet e tyre të vjetra me vlerë. Unë i marr dhe i vlerësoj. Këtu ka gjithçka që të shkon në mendje. Ndonjëherë na vijnë gjësende me shumë vlerë".
Mënyrë jetese
Özbek deklaroi se do ta vazhdojë këtë punë për aq kohë sa të qëndrojë në këmbë.
“Çdo ditë kur vij në dyqan i them sërish përshëndetje jetës. Mundohem që artikujt që më vijnë t’i vlerësoj në mënyrën më të mirë pa u lodhur. Ky është bërë stili im i jetesës tani. Ditën që nuk vij në dyqan, ndiej një zbrazëti dhe një mungesë brenda meje. Ndihem i qetë kur vij këtu. Sa të jem në këmbë dhe të kem forcë, do ta vazhdoj këtë punë. Unë nuk mendoj për asnjë nga aspektet financiare", shprehet ai.
Özbek, i cili deklaroi se blinte sende të vjetra që i shihte ndryshe kur punonte në qytete të ndryshme, tha: "Në atë kohë nuk më interesonte t'i shisja dhe të fitoja para, por vetëm kisha merak për sendet e vjetra dhe antike. Ua rekomandoj edhe të rinjve. Disa të rinj kanë pasion dhe interes koleksionimin. Kohërat e lira t'ia kushtojnë sendeve të vjetra".
Sipas tij, kërkesa për antika është në rritje.