Në kuadër të vizitës në Baku, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Në një njoftim nga Presidenca e Shqipërisë thuhet se presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet sipas tij të shkëlqyera midis dy vendeve, si dhe "potencialin e jashtëzakonshëm që ekziston për forcimin e gjithanshëm të tyre në fushat me interes reciprok".
"Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e dhënë nga Azerbajxhani, si dhe nga Presidenti Aliyev për ndërtimin dhe zbatimin e suksesshëm të gazsjellësit TAP. Presidenti Meta theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme që merr gazsjellësi TAP për sigurinë energjetike të Evropës, në kontekstin e zhvillimeve të fundit, si burim alternativ energjie", thuhet në njoftim.
Më tej theksohet se të dy presidentët vlerësuan nevojën jetike të fuqizimit të mëtejshëm të TAP, si dhe të zbatimit të shpejtë të projektit IAP (Gazsjellësi Adriatiko-Jonian), "që do të sillte një impakt më të madh për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor."
Sipas njoftimit, u nënvizua me shumë interes thellimi i bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe turizmit, si dhe rritja e mëtejshme e shkëmbimeve midis dy vendeve.
Presidenti Meta vizitoi Azerbajxhanin në kuadër të Forumit të 9-të Global të Bakusë me temë "Rezistenca globale, bashkëpunimi global".
17 Qer 2022
AA
Lajme të ngjashme
Amnesty: Sistemet e Facebook-ut nxitën dhunën kundër muslimanëve Rohingya
Algoritmet e rrezikshme të Meta-s së Facebook-ut dhe ndjekja e pamatur e fitimit kontribuan në mënyrë thelbësore në mizoritë e kryera nga ushtria e Mianmarit kundër popullit Rohingya në vitin 2017, thuhet në raportin e fundit të Amnesty International
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore