Mijëra hebrenj braktisin Izraelin drejt Administratës qipriote greke. / Foto: AA

Administrata greke qipriote është bërë një pikë ndalimi kryesore për mijëra hebrenj që u larguan nga Izraeli pas sulmeve në Gaza.

Sipas lajmit të gazetës britanike "The Guardian", në Administratën qipriote greke, e cila gjendet në një distancë fluturimi prej 40 minutash nga Izraeli, çdo ditë arrijnë mijëra hebrenj të moshave të ndryshme.

Kryerabini i këtij vendi, Arie Zeev Raskin, tregoi se në Administratën qipriote greke çdo ditë vijnë rreth 1.000 persona.

Sipas tij, prej "sulmeve të 7 tetorit" e deri më tani numri i njerëzve që kanë arritur në vend ka shkuar në 16 mijë, ndërsa shërbime si shtrat, ushqim dhe akomodim i përkohshëm ofrohen nga Qendra e Komunitetit Hebre në Larnaca.

Ndërkohë, përpos hebrenjve që largohen nga Izraeli, Qiproja greke është bërë vend transferimi edhe për shtetasit izraelitë që dëshirojnë të shkojnë në Izrael. Kjo pas thirrjes së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për shtetasit e tij në mbarë botën "për t'iu bashkuar ushtrisë".

TRT Balkan / agjencitë