Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir, është zotuar se do të nxisë dënimin me vdekje në “karrige elektrike” ndaj palestinezëve të përfshirë në sulmet kundër izraelitëve.
“Kushdo që vret, dëmton dhe ther civilë duhet të dërgohet në karrigen elektrike”, tha Ben-Gvir gjatë një takimi të partisë së tij të ekstremit të djathtë ‘Forca Hebreje’.
Ben-Gvir po nxit parlamentin e Izraelit të miratojë një projektligj për përdorimin e dënimit me vdekje ndaj palestinezëve të përfshirë në sulmet kundër izraelitëve.
Ministri izraelit tha se kërkoi vendosjen e shtetrrethimit në lagjet palestineze që përbëjnë kërcënim për Izraelin, si dhe arrestimin e atyre që mbajnë armë.
Të dielën, ai urdhëroi rrënimin e 14 shtëpive në pronësi palestineze në Kudsin Lindor të pushtuar nën pretekstin e mungesës së lejeve të ndërtimit.
Ditët e fundit, tensionet në territoret palestineze janë rritur mes një vale sulmesh.
Të premten, shtatë izraelitë u vranë në një sulm me armë pranë një sinagoge në Kudsin Lindor të pushtuar, një ditë pasi nëntë palestinezë u vranë në një operacion ushtarak izraelit në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor.
Ben-Gvir ka pikëpamje të ekstremit të djathtë për palestinezët dhe vazhdimisht ka bërë thirrje për zhvendosjen e tyre. Ai është bashkuar vazhdimisht me kolonët izraelitë në sulmin ndaj kompleksit të xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor.
Në muajin nëntor, presidenti izraelit, Isaac Herzog, në një audio sekrete të bërë publike paralajmëroi se “e gjithë bota është e shqetësuar” për pikëpamjet e ekstremit të djathtë të politikanit Ben-Gvir.
30 Jan 2023
Ministri izraelit kërcënon palestinezët me vdekje në “karrige elektrike”
Ben-Gvir po nxit parlamentin e Izraelit të miratojë një projektligj për përdorimin e dënimit me vdekje ndaj palestinezëve të përfshirë në sulmet kundër izraelitëve.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Pse fitorja e Trumpit mund të ndikojë pozitivisht në tregjet financiare?
Bitcoin dhe aksionet po fluturojnë pas zgjedhjeve në ShBA, duke regjistruar nivele të larta të performancës. Por, çfarë është ajo që e ka bërë fitoren e Trumpit të perceptohet si një mundësi pozitive për ekonominë dhe tregjet financiare?
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore