Ministrja e Drejtësisë në Zelandën e Re jep dorëheqje për kundërvajtje. / Foto: Kiri Allan/Instagram

Ministrja e Drejtësisë së Zelandës së Re, Kiri Allan, e cila fshehu një aksident trafiku teksa voziste nën ndikimin e alkoolit, ka dhënë dorëheqjen.

Informacioni për dorëheqjen e ministres Allan u konfirmua nga kryeministri i Zelandës së Re Chris Hipkins.

Duke deklaruar se Allan u përfshi në një aksident në kryeqytetin Wellington mbrëmë, Hipkins tha se ministrja e drejtësisë u mbajt në stacionin e policisë për rreth katër orë.

Ai tha se ndaj Allanit ishte përgatitur aktakuzë për “ngasje të pakujdesshme” dhe “rezistencë ndaj arrestimit”, dhe se edhe pse alkomatografia ishte mbi kufirin ligjor, ndaj ministres nuk ishte iniciuar asnjë proces për ngarje në gjendje të dehur.

Në deklaratën e saj, Allan tha se i vinte keq për atë që kishte ndodhur, duke shtuar:

“Sjellja ime e djeshme tregoi se nuk jam mirë, kam zhgënjyer veten dhe kolegët e mi”.

Nëse shpallet fajtor, Allan do të përballet me gjoba dhe pezullimin e patentës së saj.

TRT Balkan / agjencitë