Moska u sulmua me dronë.     /Foto: Reuters

Ukraina ka kryer një sulm me dy dronë në Moskë, kryeqytetin e Rusisë, por pa pasoja në njerëz, njoftoi ministria e Mbrojtjes së Rusisë.

Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin tha se dy dronë sulmuan Moskën të hënën (24 korrik) rreth orës 4:00 të mëngjesit me orën lokale.

Duke vënë në dukje se dronët goditën dy ndërtesa të zbrazëta, Sobjanin tha se askush nuk u lëndua dhe asnjë nuk humbi jetën.

Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se sulmet u kryen nga Ukraina.

“Nuk pati viktima në sulmin terrorist të parandaluar nga regjimi i Kievit”, shtoi Ministria.

TRT Balkan / agjencitë