Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përshëndeti të premten vendimin e Türkiyes për të nisur procedurën për anëtarësimin e Finlandës në Aleancën Veriatlantike. “E mirëpres vendimin e sotëm të Türkiyes për të ecur përpara me ratifikimin e anëtarësimit të Finlandës në NATO. Kjo do të forcojë sigurinë e Finlandës, do të forcojë sigurinë e Suedisë dhe do të forcojë sigurinë e NATO-s”, tha Stoltenberg në një deklaratë. "Shpresoj që Kuvendi i Madh Kombëtar i Türkiyes do të votojë për ratifikimin sa më shpejt të jetë e mundur," tha ai. Ai tha se lëvizja e Ankarasë do ta bëjë aleancën "më të fortë dhe më të sigurt" në një "kohë kritike". Deklarata e tij erdhi menjëherë pasi Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan njoftoi se Türkiye do të fillojë procesin e ratifikimit të anëtarësimit të Finlandës në NATO në parlamentin e saj. Pasdite, presidenti Erdoğan ka zhvilluar edhe bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, lidhur me procesin e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë. Ndërkohë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përshëndetur vendimin e Türkiyes. "ShBA-ja e mirëpret njoftimin e Presidentit Erdoğan për t'i dhënë dritë jeshile aplikimit të Finlandës", tha Këshilltari Kombëtar i Sigurisë, Jake Sullivan. Për sa i përket Suedisë, Erdoğan tha më herët se nuk i ka përmbushur zotimet sa i përket luftës kundër terrorizmit. Si pasojë, bisedimet me Stokholmin do të vazhdojnë më tutje.
17 Mar 2023
NATO-ja dhe ShBA-ja përshëndesin dritën jeshile nga Türkiye për Finlandën
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan njoftoi se Türkiye do të fillojë procesin e ratifikimit të anëtarësimit të Finlandës në NATO në parlamentin e saj.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.