Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se të gjitha shenjat tregojnë se Irani e furnizon Rusinë me mjete ajrore pa pilot (dronë) që t'i përdorë në Ukrainë.
Stoltenberg, në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristersson, në selinë e NATO-s, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
I pyetur për përdorimin e dronëve prodhim iranian në luftën në Ukrainë, ai tha se, "Nuk do të hy në detajet e inteligjencës tonë, por mund të them se çdo provë tregon se Irani e furnizon Rusinë me këto dronë".
"U bëjmë thirrje të gjitha vendeve, përfshirë Iranin, që të mos mbështesin luftën e jashtëligjshëm të Rusisë kundër Ukrainës", shtoi ai.
Sipas tij, vendet anëtare të NATO-s, si Gjermania, SHBA, Holanda dhe Franca, janë në procesin e dërgimit të më shumë sistemeve të avancuara të mbrojtjes ajrore në Ukrainë.
"Sulmet e tmerrshme të kryera nga këto dronë theksojnë urgjencën e rritjes së mbështetjes për Ukrainën", u shpreh Stoltenberg.
Stoltenberg e cilësoi të pasuksesshme luftën e Rusisë dhe të presidentit Vladimir Putin në Ukrainë.
"Presidenti Putin bëri një gabim të madh duke e okupuar Ukrainën. U detyrua të tërhiqet përreth Kievit dhe tokat veriore. Më pas filloi një sulm të madh në Donbas. Ky sulm i ndaluar nga forcat e guximshme ukrainase dhe tani Ukraina mund të marrë tokat e pushtuara dhe të çlirojë tokat e tyre dhe ne i mbështesim ata lidhur me këtë", tha shefi i NATO-s.
20 Tet 2022
NATO: Të gjitha provat tregojnë se Irani e furnizon Rusinë me dronë
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka cilësuar si të pasuksesshme luftën e Rusisë dhe të presidentit Vladimir Putin në Ukrainë.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.