Në ditën e parë të vitit të ri, Rusia sulmon me raketa Kievin          / Foto: AA

Autoritetet e Ukrainës njoftuan se të mërkurën, ditën e parë të vitit të ri, Rusia kreu një sulm me raketa në Kiev.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi në rrjetet sociale se Rusia kreu një sulm me raketa në kryeqytetin e Ukrainës në ditën e parë të vitit 2025 dhe se një person u vra në rajonin Pechersk.

Një zjarr ka shpërthyer në godinën që ka qenë objektivi i sulmit, i cili është shuar nga ekipet e zjarrfikësve të Ministrisë së Situatave Emergjente të Ukrainës. Banorët e bllokuar në ndërtesë janë evakuuar dhe dërguar në spital.

Nga ana tjetër, Rusia dhe Ukraina shkëmbyen të hënën 300 robër lufte.

Në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, thuhet se Kievi ka kthyer 150 ushtarë rusë, dhe të gjithëve u jepet ndihmë psikologjike dhe mjekësore në Bjellorusinë fqinje. 150 anëtarë të stafit ukrainas gjithashtu u liruan, ndërsa shkëmbimi u ndërmjetësua nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

TRT Balkan / agjencitë