Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit ka bërë të ditur se në mesnatë kanë filluar përleshjet me Armeninë. Autoritetet në Azerbejxhan thonë se ushtria armene ka bërë provokime të gjera në orët e mbrëmjes së djeshme në kufi në drejtim të qyteteve Dashkesan, Kalbajar dhe Laçin.
Ministria tha se grupet sabotuese të ushtrisë armene hodhën mina në tokë dhe rrugë midis pozicioneve të ushtrisë azerbajxhanase në drejtime të ndryshme, duke shtuar se si rezultat i masave të marra nga trupat e Azerbajxhanit për të trajtuar situatën, shpërthyen përleshje.
Më tej thuhet se ka pasur viktima në mesin e personelit ushtarak nga të dyja palët.
Deklarata e Ministrisë nënvizon se administrata në Jerevan është tërësisht përgjegjëse për konfliktin.
Azerbajxhani mohon lajmet për ndërhyrje në Armeni
Ministria ndërkohë mohoi njoftimet për ndërhyrjen e ushtrisë azerbajxhanase në territorin e Armenisë.
Ajo tha se informacionet e përhapura nga Armenia se ushtria e Azerbajxhanit synoi popullsinë civile dhe infrastrukturën nuk pasqyrojnë të vërtetën.
“Në përgjigje të provokimeve të Armenisë, kundërmasat janë të natyrës lokale dhe kanë për qëllim objektivat legjitime ushtarake. Masat hakmarrëse janë në shkallë të vogël. Ato synojnë të garantojnë sigurinë e kufijve të Azerbajxhanit dhe t’i japin fund provokimeve të Armenisë”, shtoi Ministria.
Marrëdhëniet midis ish-republikave sovjetike të Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Nagorno-Karabakun, i njohur gjithashtu si Malësia e Karabakut, territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.
Në vitin 2020, Azerbajxhani çliroi disa qytete dhe mbi 300 vendbanime dhe fshatra që ishin të pushtuara nga Armenia, dhe luftimet përfunduan me një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia.
13 Sht 2022
Në mesnatë filluan përleshjet Azerbejxhan-Armeni
Autoritetet në Azerbejxhan thonë se ushtria armene ka bërë provokime të gjera në orët e mbrëmjes së djeshme në kufi në drejtim të qyteteve Dashkesan, Kalbajar dhe Laçin.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
I zgjedhuri i Trumpit për shef të drejtësisë tërhiqet nga nominimi
Gaetz ishte në Kongresin Amerikan të mërkurën për t’u ulur me senatorët që ishin kyç për konfirmimin e tij për të udhëhequr Departamentin e Drejtësisë por pranoi se emërimi i tij është bërë një “shpërqendrim” për ekipin e tranzicionit të Trumpit.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore