Njoftohet se rreth 2.500 foka të ngordhura janë gjetur në brigjet e Detit Kaspik në Republikën e Dagestanit, pjesë e Federatës Ruse.
Në deklaratën e bërë në llogarinë e mediave sociale të Ministrisë së Burimeve Natyrore dhe të Ekologjisë të Dagestanit, thuhet se janë gjetur foka të ngordhura në bregdetin e Detit Kaspik.
Në njoftim thuhet se numri i fokave të ngordhura, i cili fillimisht u numërua si më shumë se 600, vazhdoi të rritet.
"Për fat të keq, numri është rritur ndjeshëm dhe aktualisht është në nivelin 2.500", tha Ministria.
Në deklaratë thuhet se shkaku i ngordhjeve masive të fokave do të përcaktohet pas analizave laboratorike të materialeve patologjike të marra nga kafshët.
Theksohet se për herë të parë në dhjetë vitet e fundit një numër kaq i madh i ngordhjeve të fokave ka ndodhur në Detin Kaspik.
Foka e rrezikuar e Kaspikut njihet si "i vetmi gjitar detar në faunën e Kaspikut".