Të paktën 477 balena kanë ngordhur në ishullin Chatham, 800 kilometra në lindje të Zelandës së Re pasi janë bllokuar në brigje.
Departamenti i Konservimit njoftoi se të premten 232 balena kanë ngecur në plazhin Tupuangi ndërsa të hënën 245 balena në gjirin Waihere.
"Këto raste janë të vështira. Edhe pse janë ndodhi natyrore, është shqetësuese dhe e vështirë për ata që ndihmojnë", njofton Departamenti në llogarinë e tij në Facebook.
Daren Grover, drejtori i Përgjithshëm i Organizatës joqeveritare jofitimprurëse "Project Jonah" që merr pjesë në punimet e shpëtimit të balenave, tha se për shkak të largësisë së rajonit dhe pranisë së peshkaqenëve, vullnetarët nuk kanë qenë në gjendje që t'i lëshojnë sërish në ujëra balenat.
Ai tha se përreth ishujve Chatham gjenden shumë ushqime për balenat, duke shtuar se me afrimin e balenave në breg, papritmas kanë ngecur në ujëra të cekëta.
Ngecja masive e balenave, veçanërisht gjatë muajve të verës, është mjaft e zakonshme në Zelandën e Re, edhe pse arsyeja për këtë nuk dihet. Megjithatë, vlerësohet se plazhet me ujë të cekët i mashtrojnë balenat, duke çuar në ngecjen e krijesave gjigante të detit.
Më 8 tetor, 215 balena pilot ngordhën në ishullin Chatham, i cili bën pjesë në arkipelagun Chatham të Zelandës së Re së bashku me ishullin Pitt.
12 Tet 2022
Në brigjet e Zelandës së Re ngordhin 477 balena
Departamenti i Konservimit njoftoi se të premten 232 balena kanë ngecur në plazhin Tupuangi ndërsa të hënën 245 balena në gjirin Waihere.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Tensione në Amsterdam, huliganët izraelitë targetojnë simbolet palestineze
Incidentet, të cilat ndodhën para dhe pas ndeshjes së Maccabi-t kundër Ajax-it, kanë ngjallur zemërim të gjerë, me raportime për përplasjet e tifozëve izraelitë me kalimtarët, vandalizimin e pronës dhe ndezjen e një flamuri palestinez.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore