Nicolas Maduro u rizgjodh president i Venezuelës. / Foto: AA

Presidenti aktual i Venezuelës, Nicolas Maduro, të diellën është shpallur fitues i zgjedhjeve presidenciale në atë vend, ka bërë të ditur presidenti i Këshillit Kombëtar Zgjedhor të Venezuelës (CNE), Elvis Amoroso.

Amoroso njoftoi të dielën vonë se 80 për qind e votave ishin numëruar dhe shpalli Maduron, kandidatin e Gran Polo Patriotico, fitues i zgjedhjeve presidenciale me dhjetë kandidatë.

Sipas rezultateve fillestare, Maduro fitoi 51.2 për qind të votave, duke siguruar fitoren e tij të tretë elektorale.

Kandidati i Platformës së Bashkuar Demokratike (PUD) të koalicionit opozitar, Edmundo Gonzalez Urrutia, fitoi vendin e dytë me 44.2 për qind të votave.

Amoroso tha se rezultatet e detajuara të zgjedhjeve do të postohen në faqen e internetit të CNE në orët në vijim.

Ndërkohë është konstatuar se pjesëmarrja në votime ishte 59 për qind.

Kandidati fitues do të betohet si president më 10 janar 2024

TRT Balkan / agjencitë