Të paktën 30 persona u vranë dhe disa u plagosën gjatë tri ditëve të sulmeve të grupeve të armatosura ndaj fermerëve dhe komuniteteve lokale në provincën Benue të Nigerisë.
Qindra persona të armatosur sulmuan qytetet në Qeverinë Lokale Katrina Ala të hënën, duke hapur zjarr ndaj fermerëve dhe banorëve, tha për AA Justine Shaku, kryetarja e zonës.
Ai shtoi se të paktën 30 njerëz u vranë dhe disa u plagosën në sulmet që filluan të shtunën.
"Banda të armatosura sulmuan banorët në fermat dhe shtëpitë e tyre. Ata qëlluan njerëz," tha Shaku, duke pretenduar se ata dukeshin të "të huaj", një referencë për Nigerin fqinj.
Duke vënë në dukje se hetimet janë duke vazhduar, zyrtari vendas nuk ka mundur t'i shpjegojë arsyet e sulmit.
TRT Balkan / agjencitë