Nigeria mbyll të gjithë kufijtë me Nigerin.     /Foto: AA

Nigeria njoftoi se ka mbyllur të gjithë kufijtë e saj me Nigerin, ku ndodhi grushti i shtetit.

Zëvendëskontrollori i Përgjithshëm i Shërbimit Doganor Nigerian (NCS), Bashir Adewale, njoftoi se vendi i tij ka mbyllur të gjithë kufijtë e saj me Nigerin për shkak të grushtit të shtetit dhe ngjarjeve në zhvillim.

Adewale tha se ky vendim është në përputhje me direktivën e Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) për të pezulluar lëvizjen e mallrave deri në njoftimin e mëtejshëm.

Duke nënvizuar se NCS-ja do të sensibilizojë komunitetet kufitare për të siguruar respektimin e plotë, Adewale shtoi se vendimi është marrë gjithashtu në emër të paqes dhe stabilitetit midis dy vendeve.

Presidenti i Nigerisë, njëherësh edhe Kreu i Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS), Bola Ahmed Tinubu, urdhëroi mbylljen e kufijve të ECOWAS ndaj Nigerit.

Grushti i shtetit në Niger

Presidenti i Nigerit Mohammed Bazoum u arrestua nga elementë të Regjimentit të Gardës Presidenciale më 26 korrik dhe atë mbrëmje ushtria njoftoi se ai kishte marrë pushtetin.

Gjeneral Abdurrahmane (Omar) Tchiani, komandant i Regjimentit të Gardës Presidenciale, mori drejtimin e juntës së Këshillit Kombëtar për Mbrojtjen e Atdheut (CNSP) më 28 korrik dhe u bë kreu i qeverisë kalimtare.


AA