Rreth 435 tonë ar i kontrabanduar nga Afrika në vitin 2022 / Photo: AA

Gjatë vitit 2022 u vodhën 435 tonë ar nga kontinenti i Afrikës.

"Në kërkim të arit afrikan", një raport i titulluar nga organizata joqeveritare Swissaid me qendër në Zvicër, dha informacione për sasinë e arit të nxjerrë nga kontinenti i paregjistruar nga vendet afrikane.

Në raport deklarohej se mesatarisht 321 deri në 474 tonë ar i paregjistruar prodhohet çdo vit në Afrikë dhe se të paktën 435 tonë ar u kontrabanduan në vitin 2022.

Për vendet afrikane tonelatat e kontrabanduara të arit ishin humbje e të ardhurave, ndërsa krizën e këtyre vendeve e thellojnë edhe korrupsioni, krizat e qeverisjes dhe konfliktet e armatosura.

Më tej, raportohet se kontrabanda e arit në gjithë kontinentin është dyfishuar në vitin 2022 krahasuar me vitet e mëparshme dhe se Zvicra, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe India janë tre eksportuesit më të mëdhenj të arit afrikan.

Vendet ku është nxjerrë më shumë ar në vitin 2022 janë Mali, Zimbabve dhe Bregu i Fildishtë, ndërsa është bërë e ditur se prodhimi më i madh i arit të paregjistruar është bërë në Gana, Afrikën e Jugut, Guinea dhe Burkina Faso.

Sasia e arit të nxjerrë dhe të paregjistruar në Afrikë ishte më e lartë sesa parashikohet.

AA