Nis shkëmbimi i tri pengjeve izraelitë me 90 të burgosur palestinezë         Foto: AA

Procesi për transferimin e tri pengjeve izraelitë në Gaza te Kryqi i Kuq filloi të dielën, thanë mediat izraelite.

Grupi palestinez Hamasi tha herët të dielën se do të lirojë tre pengje femra sipas fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve në Gaza me Izraelin.

Transmetuesi izraelit Channel 12 konfirmoi se procesi për kthimin e tri pengjeve ka filluar.

Izraeli do të lirojë 90 të burgosur palestinezë në këmbim të tre pengjeve.

Marrëveshja e armëpushimit të Gazës hyri në fuqi në orën 11:15 me orën lokale (0915 GMT) të dielën pas disa orësh vonesë për shkak të akuzave izraelite për Hamasin për vonimin e lëshimit të listës së robërve që do të liroheshin. Fillimisht ishte planifikuar të fillonte në 8:30 të mëngjesit me orën lokale.

TRT Balkan / agjencitë