Një burrë që u raportua i zhdukur pas tërmetit në provincën jugperëndimore të Kinës, Sichuan, është gjetur i gjallë pas 17 ditësh, raportojnë mediat lokale.
Bëhet fjalë për një punëtorë 28-vjeçar i punësuar në hidrocentral, Gan Yu i cili u raportua i zhdukur pas tërmetit 6.8 ballë që goditi Sichuan më 5 shtator.
Nga tërmeti humbën jetën 93 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.
Yu dha ndihmën e parë për kolegët e tij dhe ndihmoi në parandalimin e përmbytjeve duke lëshuar ujë nga diga, raportoi Radio Kombëtare e Kinës.
Ai shoqërohej nga kolegu i tij Luo Yong, me të cilin qëndroi një ditë në stacion pa ushqim dhe pa sinjal celulari.
Ata vendosën të ecin në terren malor. Por Yu humbi syzet dhe luftoi për të lëviz në terrenin malor, raportuan mediat lokale.
Ata përfundimisht vendosën të ndaheshin, me Yong që gjeti ndihmë dhe Yu mbeti i vetëm.
Shpëtimtarët e gjetën Yong më 8 shtator, por kur u kthyen në vendin ku e kishte lënë kolegun e tij Yu, ai ishte zhdukur.
Duke gjetur vetëm veshje të hedhura dhe gjurmë, shpëtimtarët kishin frikë se Yu kishte vdekur. Megjithatë, Yu u gjet nga një fermer vendas.
Yu tha se ai mbijetoi për 17 ditë duke ngrënë fruta të egra.
Ai u dërgua në një spital aty pranë dhe mjekët konstatuan se kishte disa fraktura.
23 Sht 2022
Një burrë u gjet i gjallë 17 ditë pas tërmetit në Kinë
Bëhet fjalë për një punëtorë 28-vjeçar i punësuar në hidrocentral, Gan Yu, i cili u raportua i zhdukur pas tërmetit 6.8 ballë që goditi Sichuan më 5 shtator.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore