Një i vrarë dhe dhjetëra nga plagosur nga sulmet ruse ndaj Kievit / Photo: AA

Të paktën një person u vra dhe 57 të tjerë u plagosën në sulmet ajrore ruse të martën në kryeqytetin e Ukrainës Kiev dhe Kharkiv, një ditë pasi presidenti rus Vlladimir Putin tha se sulmi i Ukrainës të shtunën në Belgorod nuk do të mbetet "i pandëshkuar".

“Deri më tani, 16 persona janë plagosur në një ndërtesë shumëkatëshe në lagjen Solomianskyi, e cila mori flakë si pasojë e një sulmi me raketa”, tha në Telegram kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, duke shtuar se 15 prej tyre janë shtruar në spital.

Klitschko raportoi në deklaratat e mëparshme se në disa vende në qarkun Podilskyi kanë shpërthyer zjarre, si dhe zjarre janë regjistruar edhe në një magazinë në qarkun Obolonskyi dhe një supermarket në qarkun Desnianskyi.

“Në Sviatoshynskyi u godit një ndërtesë e infrastrukturës sociale. Në Pecherskyi u godit çatia e një ndërtese të lartë … Shërbimet e urgjencës po punojnë kudo”, shtoi ai.

Ofruesi privat i energjisë i Ukrainës DTEK raportoi se energjia elektrike në pjesë të rretheve Shevchenkivskyi, Svyatoshynskyi, Holosiivskyi, Podilskyi dhe Obolonskyi të Kievit janë ndërprerë. Gjithashtu ndërprerje të energjisë ka edhe në rrethet Buchanskyi dhe Vyshhorodskyi të rajonit më të gjerë të Kievit, shtoi DTEK.

“Sapo të mundësohet nga situata e sigurisë, ne patjetër do të furnizojmë të gjithë me energjinë elektrike. Besoni në punëtorët e energjisë dhe mbrojtjen ajrore”, tha DTEK.

Nga ana tjetër, Guvernatori i Kharkiv, Oleh Synyehubov, shkroi në Telegram se sulmet me raketa ruse në pjesën qendrore të qytetit vranë një person dhe plagosën 41 të tjerë.

Ndërkohë, Forcat Ajrore të Ukrainës pretenduan se rrëzuan 35 dronë rusë në Ukrainë të lëshuara nga Primorsko-Akhtarsk në rajonin e Krasnodarit të Rusisë dhe Krimesë, të cilën Moska e aneksoi ilegalisht në 2014.

Duke reaguar ndaj sulmit ukrainas në qytetin Belgorod të shtunën, në të cilin u vranë të paktën 25 persona, Putin deklaroi të hënën se Rusia nuk do të lejojë që "asnjë krim i vetëm i këtij lloji" të mbetet "i pandëshkuar".


TRT Balkan / agjencitë