Një tërmet i fortë goditi Japoninë / Photo: AA

Japonia u godit nga një tërmet i fortë të enjten, duke shkaktuar një alarm për cunami.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të ShBA-së, një tërmet me magnitudë 7,1 goditi prefekturën Miyazaki rreth orës 7:42 të mëngjesit.

Më parë, USGS-ja tha se magnituda ishte 6,9.

Autoritetet lokale kanë lëshuar një paralajmërim për cunami për prefekturat Kochi dhe Miyazaki.


TRT Balkan / agjencitë