Ministri norvegjez i Punëve të Jashtme, Espen Barth Eide, ka deklaruar se vetëm zgjidhja me dy shtete mund të sjellë paqe të vërtetë në konfliktin e gjatë izraelito-palestinez.
Në fjalën e tij në hapjen e një takimi të Aleancës Globale për zbatimin e zgjidhjes me dy shtete, që po mbahet në kryeqytetin Oslo, ministri norvegjez theksoi se një armëpushim në Rripin e Gazës, që pritet të finalizohet dhe të shpallet zyrtarisht së shpejti, është vetëm fillimi.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të përcaktojë si do të ecim nga aty në diçka që mund të sjellë paqe të vërtetë për popullin e Palestinës, që të përmbushet e drejta e tyre e patjetërsueshme për vetëvendosje dhe për të zgjedhur dhe drejtuar ndershmërinë në qeverisje dhe drejtimin e vendeve të tyre, por edhe gjëja e kërkuar e popullit të Izraelit... që të jenë në gjendje të jetojnë në paqe me fqinjët e tyre palestinezë dhe gjithashtu, në fund, për t’u ngulitur në rajon përmes normalizimit me aktorë të rëndësishëm fqinj dhe rajonal”, tha Barth Eide.
Mbledhja në kryeqytetin Oslo është takimi i tretë pasues i aleancës që nga shtatori i vitit të kaluar, pas takimeve në kryeqytetin saudit Riad dhe në Bruksel.
Konferenca vjen në mes të luftës së vazhdueshme gjenocidale të ushtrisë izraelite në Gaza, e cila që nga 7 tetori i vitit 2023 ka vrarë të paktën 46.600 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, pavarësisht rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.
Në muajin nëntor, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli për luftën në enklavën palestineze gjithashtu përballet me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.