Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Gaza rritet në 43.341            / Foto: AA

Të paktën 27 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vrarëve që nga viti i kaluar në 43.341, njoftoi të dielën Ministria e Shëndetësisë në enklavë.

Në deklaratën e Ministrisë shtohet se rreth 102.105 persona janë plagosur në sulmet që po vazhdojnë.

“Forcat izraelite në 24 orët e fundit në katër masakra kanë vrarë 27 dhe plagosur 86 njerëz,” njoftoi Ministria.

Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe nëpër rrugë, pasi ekipet e shpëtimit nuk mund të arrijnë tek ata.

Duke shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm, Izraeli ka vazhduar ofensivën brutale në Rripin e Gazës që nga sulmi i grupit palestinez Hamas më 7 tetor 2023.

Sulmet izraelite kanë zhvendosur pothuajse gjithë popullsinë e territorit gjatë bllokadës së vazhdueshme që ka çuar në mungesa të rënda të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

TRT Balkan / agjencitë