Ministria e Shëndetësisë sudaneze njoftoi të premten se numri i të vdekurve nga shpërthimi i kolerës është rritur në 348.
Epidemia ka prekur nëntë shtete, me gjithsej 11.079 raste të raportuara, sipas njoftimit të ministrisë.
Shirat e dendur dhe përmbytjet në Sudan që nga qershori kanë kontribuar në përhapjen e kolerës. Zyrtarët sudanezë shpallën shpërndarjen e kolerës më 12 gusht.
Funksionimi joefektiv i sistemit shëndetësor në Sudanin e shkatërruar nga lufta e ka bërë përhapjen e sëmundjeve infektive edhe më sfiduese.
TRT Balkan / agjencitë