Rreth 325 mijë jezidë, të cilët janë arratisur nga sulmet e organizatës terroriste DEASH më 3 gusht të vitit 2014 nga qarku Sinjar, në Mosul të Irakut nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre për shkak të pranisë së organizatës terroriste PKK.
Dayan Cafer, drejtor i Qendrës për migracion, refugjatë dhe luftë kundër krizës në Duhok, në bashkëbisedim me gazetarin e AA-së tha se nuk është sjellë kurrfarë vendimi lidhur me mbylljen e kampeve në Administratën Rajonale Kurde në veri të Irakut (IKBY).
“Ata që dëshirojnë të mbesin në kampe mund të qëndrojnë, ata që dëshirojnë të shkojnë janë të lirë”, tha Cafer.
Ai shtoi se jezidët nuk janë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre.
“Jezidët nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre për shkak të forcave ilegale të armatosura (PKK) në Sinjar”, tha Cafer, duke theksuar se kur jezidët kthehen në Sinjar kanë frikë se fëmijët e tyre do të përballen me kërcënime të reja dhe do të përjetojnë fatkeqësi të reja.
Sipas tij, momentalisht në kampet në Duhok jetojnë 325.096 jezidë, të cilët nuk mund të kthehen në Sinjar. Jezidët jetojnë në 15 kampe të ndryshme, ndërsa aty qëndrojnë 65.034 familje.
Duke theksuar se ka probleme me ujin dhe probleme të tjera në kampe dhe se organizatat ndërkombëtare humanitare po fokusohen në luftën ruso-ukrainase, Cafer tha se përgjegjësia qëndron mbi supet e qeverisë së IKBY-së.
Cafer vlerësoi se me realizimin e marrëveshjes me të cilën parashihet dhënia fund e pranisë së PKK-së në Sinjar do të zgjidhej pjesa më e madhe e problemeve në qark, si dhe theksoi se jezidët që nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre presin zbatimin e marrëveshjes mes Erbilit dhe Bagdadit.
3 Gus 2022
Organizata terroriste PKK pamundëson kthimin e 325 mijë jezidëve në Sinjar
Në kampet e Duhokut, aktualisht qëndrojn mbi 65 mijë familje
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore