Muzeu "Ron" në Shqipëri, koleksioni unik i mjeteve historike “Retro”            / Foto: AA

Të paktën 26 persona humbën jetën në një shpërthim që ndodhi në një stacion hekurudhor në provincën e Baluchistanit, në jugperëndim të Pakistanit.

Shpërthimi ndodhi në zyrën e biletave të stacionit hekurudhor në Quetta, Balochistan, njoftoi Geo News TV.

Oficeri i policisë Muhammed Akram tha në një deklaratë për korrespondentin e AA se të paktën 26 persona mbetën të vdekur dhe 46 të plagosur nga shpërthimi në stacionin e trenit në Quetta.

Një tjetër oficer i policisë së Kuetës, Hamza Shafqaat, konfirmoi se shkaku i shpërthimit ishte një sulm vetëvrasës.

Duke thënë se sulmuesi hyri në stacionin e trenit me një valixhe, Shafqaat theksoi se "është e vështirë të ndalosh një person, qëllimi i të cilit është të kryejë një sulm vetëvrasës".

Autoritetet thanë se disa nga të plagosurit nga shpërthimi janë në gjendje të rëndë dhe se numri i viktimave mund të rritet.

TRT Balkan / agjencitë