Para nisjes së Forumit të Bledit, mbahet protestë kundër gjenocidit në Gaza / Photo: AA

Para fillimit të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, u mbajt protestë e organizatave joqeveritare, kundër gjenocidit ndaj palestinezëve në Gaza. "Ne jemi këtu sot për të bërë të qartë se ne refuzojmë të normalizojmë gjenocidin ndaj palestinezëve dhe se nuk do të harrojmë kurrë shkatërrimin e ëndrrave, njerëzve dhe mundësive që Izraeli, Evropa dhe bota i lejojnë, dhe marrin pjesë - çdo ditë. Ne kurrë nuk do t'i harrojmë burrat dhe gratë palestineze që tashmë janë vrarë nga Izraeli, dhe ata që vazhdojnë t'i raportojnë botës se çfarë po ndodh me ta, dhe bëjnë thirrje për solidaritet dhe veprim për të ndaluar sulmet izraelite ndaj grave palestineze dhe përvetësimin e paligjshëm të Izraelit në shtëpitë e tyre”, shkroi përmes rrjeteve sociale organizata joqeveritare “Lëvizja për të Drejtat e Palestinës”. Nëse organizatorët e Forumit Strategjik të Bledit të këtij viti mendojnë se mund të jetojnë në një botë realitetesh paralele, siç u shprehën nga organizata, “i informojmë se nuk e pranojmë këtë”. "Ne jetojmë në një planet të përbashkët dhe kërkojmë drejtësi, barazi dhe liri për të gjithë njerëzit. Detyra ligjore ndërkombëtare e Sllovenisë është të vendosë një embargo ndaj tregtisë së pajisjeve ushtarake dhe armëve me Izraelin, të ndalojë çdo bashkëpunim tregtar ose ekonomik me vendbanimet ilegale izraelite dhe të përdorë të gjithë fuqinë që ka në OKB për të parandaluar Izraelin të shkelë Konventën për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit. " Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare deklaruan se është iluzore të pritet një armëpushim kur fuqitë botërore vazhdojnë të mbështesin Izraelin. "Është koha që ShBA-ja, Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Sllovenia dhe e gjithë Evropa të marrin masa konkrete për të ndaluar Izraelin. Masat janë të shkruara në të drejtën ndërkombëtare. Ato duhet të paraqiten tani," thanë nga organizata duke shtuar: “Sot jemi këtu në vend të viktimave dhe familjeve të tyre, që nuk kanë megafonë, që nuk kanë rrymë për celularë, të flasin me ne që t’i përcjellin mesazhet e tyre në botë sa më mirë. Mesazhi ynë për vendet e BE-së dhe të gjithë pjesëmarrësit e forumit është se të gjitha thirrjet e BE-së për të ndaluar dhunën janë boshe derisa të ndërmerren veprime konkrete. Ja pse po bëjmë thirrje: Ne po kërkojmë një embargo të menjëhershme të armëve ndaj Izraelit; ndalimi i tregtisë me vendbanimet izraelite; dhe veprimet e OKB-së për t'i dhënë fund pushtimit të paligjshëm të territorit palestinez nga Izraeli."

AA