Partia në pushtet fituese e zgjedhjeve në Azerbajxhan / Foto: AP

Partia në pushtet "Azerbajxhani i Ri (YAP)" fitoi zgjedhjet parlamentare të mbajtura dje në Azerbajxhan, duke fituar shumicën e vendeve. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mezahir Panahov, në një konferencë për media ka shpallur emrat e kandidatëve që kanë marrë më shumë vota.

Sipas rezultateve fillestare, YAP, e udhëhequr nga presidenti Ilham Aliyev, fitoi 68 vende në Asamblenë Kombëtare të përbërë nga 125 deputetë.

Në zgjedhje konkurruan rreth 990 kandidatë ndërsa gjithsej 44 kandidatë të pavarur u zgjodhën deputetë. Partia e Solidaritetit Qytetar fitoi tri vende, Partia për Drejtësi, Ligj dhe Demokraci fitoi dy vende, ndërsa tetë parti tjera fituan nga një vend në parlamentin azerbajxhanas.

Në votimet e djeshme të drejtë vote kishin rreth 6.421.000 votues të regjistruar, ndërsa pjesëmarrja në votime ishte 37,27 për qind.

AA