Përfaqësuesit e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) u larguan të hënën nga termocentrali bërthamor Zaporizhzhia, në juglindje të Ukrainës.
"Anëtarët e misionit të IAEA-së tani janë larguar nga termocentrali Zaporizhzhia, ndërsa dy persona mbeten si vëzhgues", tha zyrtari rus Vladimir Rogov.
Javën e kaluar, drejtori i përgjithshëm i IAEA-së, Rafael Grossi, tha se përfaqësuesit e agjencisë së energjisë atomike të OKB-së do të qëndrojnë në termocentral për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Zaporizhzhia ka qenë nën kontrollin e Moskës që në fazat e hershme të luftës, të cilën Rusia e nisi më 24 shkurt, kurse termocentrali më i madh bërthamor në Evropë është sulmuar disa herë, duke ngritur shqetësimet për një fatkeqësi të mundshme bërthamore.
Përfaqësuesit e IAEA-së diskutuan një sërë opsionesh për të zgjidhur këtë problem, duke përfshirë organizimin e një qëndrimi të përhershëm të ekspertëve të tyre në central.
5 Sht 2022
Përfaqësuesit e IAEA-së largohen nga centrali bërthamorë në Zaporizhzhia
Javën e kaluar, drejtori i përgjithshëm i IAEA-së, Rafael Grossi, tha se përfaqësuesit e agjencisë së energjisë atomike të OKB-së do të qëndrojnë në termocentral për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.