Peskov: Rusia vazhdon ofensivën pavarësisht kostos.     /Foto: AA

Dërgimi i mundshëm amerikan i raketave me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë nuk do të "ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Pesko, dhe theksoi se Rusia vazhdon ofensivën e saj pavarësisht kostos.

“Furnizimi i Ukrainës me raketa me rreze veprimi deri në 150 kilometra do të çojë në një rritje të tensioneve, në një rritje të nivelit të përshkallëzimit”, tha Peskov dhe shtoi se do të kërkojë përpjekje shtesë nga Rusia.

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainë tashmë ka hyrë në muajin e 12-të. Së fundmi perëndimi vendosi që drejt Ukrainës të dërgojë tanket luftarake gjermane “Leopard”. Po ashtu, tanke është paralajmëruar se do të dërgojnë edhe ShBA-ja e Britania e Madhe.

Por, ky lloj i armatimit nuk është i vetmi të cilën Ukraina e ka kërkuar. Raketet me rreze të gjata veprimi dhe avionët luftarakë janë gjithashtu pjesë e kërkesave të autoriteteve ukrainase.

Për muaj të tërë, Ukraina ka kërkuar qindra tanke të rënda moderne, raketa me rreze veprimi prej më shumë se 100 kilometra dhe avionë luftarakë për të qenë në gjendje të nisin kundërofensiva dhe të rimarrë territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia.

TRT Balkan / agjencitë