Polonia e gatshme të vendosë armë bërthamore në territorin e saj / Foto: Reuters

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, tha se janë "të gatshëm" të vendosin armë bërthamore në territorin e tyre nëse NATO-ja vendos të forcojë krahun e saj lindor.

Në një intervistë për gazetën "Fakt" me qendër në Poloni, Duda bëri vlerësime lidhur me mundësinë për vendosjen e armëve bërthamore në vendin e tij.

Ai theksoi se "Rusia ka militarizuar edhe më shumë rajonin e Kaliningradit në perëndim të vendit dhe se kohët e fundit ka zhvendosur armët e saj bërthamore në Bjellorusi".

"Ndarja e armëve bërthamore mes Polonisë dhe ShBA-së po diskutohet prej kohësh. Nëse aleatët tanë marrin vendim për të vendosur armë bërthamore në territorin tonë për të forcuar krahun lindor të NATO-s, ne jemi të gatshëm për këtë", tha Duda.

AA