Presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi do të bëjë një vizitë zyrtare në Türkiye të mërkurën për të bashkëkryesuar takimin e parë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë, tha në një deklaratë Drejtoria Turke e Komunikimeve.
Sisi do të vizitojë Türkiyen me ftesë të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan.
“Si pjesë e vizitës, presidenti Erdoğan dhe presidenti el-Sisi i Egjiptit do të bashkëkryesojnë takimin e parë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë, i cili u ristrukturua në përputhje me Deklaratën e Përbashkët të nënshkruar gjatë vizitës së Presidentit Erdoğan në Kajro më 14 shkurt të vitit 2024”, tha Zyra e Komunikimeve.
Të gjitha aspektet e marrëdhënieve Türkiye-Egjipt do të shqyrtohen dhe në takim do të trajtohen hapat e mundshëm që synojnë thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.
Krahas marrëdhënieve dypalëshe, gjatë bisedimeve do të shkëmbehen mendime për çështjet rajonale dhe globale, veçanërisht sulmet izraelite në Gaza dhe territoret e pushtuara palestineze. Gjithashtu, do të nënshkruhen marrëveshje të ndryshme dypalëshe.