Presidenti i Tükiyes, Recep Tayyip Erdoğan, i uroi sukses udhëtarit të dytë hapësinor nga vendi i tij, Tuva Cihangir Atasever, duke thënë: “Ti do të jesh astronauti ynë i dytë, por nuk do të jesh i fundit”.
Presidenti Erdoğan pati një bisedë të drejtpërdrejtë me astronautin Atasever përpara misionit të tij në hapësirë të shtunën nga objekti i Portit Hapësinor në New Mexico, ShBA.
Atasever tha se ishte i nderuar dhe shprehu krenari të madhe që pjesë e këtij misioni historik, kur Erdoğan pyeti: "Si janë përgatitjet për misionin tonë hapësinor dhe kërkimet lidhur me mikrogravitetin për fluturimin kërkimor suborbital? A është gjithçka në rrugën e duhur?"
Ai deklaroi se ishin gati për fluturim dhe më parë kishin bërë përgatitje me astronautin e parë turk, Alper Gezeravcı. Ai ka përmendur se kanë bërë stërvitje intensive dhe se është dita e fundit e përgatitjeve, duke shtuar se misionin do ta kryejnë nesër.
Presidenti Erdoğan vuri në dukje se edhe pse Alper Gezeravcı kishte disa disavantazhe, Atasever ka avantazhin që të ndjekë gjurmët e tij.
"Me ju, vendi ynë tani do të përgatisë bazat për misionin e tretë hapësinor. Unë e besoj këtë, ju jeni të rinj dhe dinamikë dhe keni Alperin si udhërrëfyes. Ju uroj një udhëtim të suksesshëm paraprakisht", tha Erdoğan, duke shtuar:
“Në njërën anë do të jetë flamuri turk dhe nga ana tjetër, për shkak se nëna juaj është nga Azerbajxhani, do të jetë flamuri i Azerbajxhanit, dhe ju do të përfaqësoni të dy vëllezërit”.
Në përgjigje të komentit të presidentit Erdoğan për përfaqësimin e Tükiyes dhe Azerbajxhanit, Atasever pohoi se do të mbante në gjoks flamujt e të dy vendeve gjatë udhëtimit, duke simbolizuar unitetin e dy kombeve.
Erdoğan ritheksoi rëndësinë që ky mision të kryhet duke pasur parasysh vetëdijen e “dy shteteve, një kombi” dhe i uroi suksese Ataseverit.