Presidenti gjerman përsëriti mbështetjen e tij për Izraelin. / Foto: AA Archive

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, tha se ushtria izraelite, e cila ka bombarduar Gazën pa ndërprerje për gati 50 ditë, "nuk mund të dënohet për vetëmbrojtje".

Sipas një deklarate me shkrim të presidencës izraelite, Steinmeier gjatë vizitës së djeshme në Izrael është takuar me homologun e tij, Isaac Herzog.

Gjatë takimit, Herzog ka falënderuar qeverinë gjermane "për mbështetjen e saj absolute në vetëmbrojtjen e vendosur, të fortë dhe të përgjegjshme të Izraelit".

Duke akuzuar liderët e disa vendeve evropiane për "zbatim të standardeve të dyfishta dhe sjellje hipokrite" ndaj Izraelit, Herzog ka thënë se "përgjegjësia për dhimbjen dhe vuajtjet e atyre që jetojnë në Gaza bie kryesisht drejtpërdrejt mbi Hamasin".

Presidenti gjerman Steinmeier ka pohuar gjithashtu se sulmet e Izraelit në Gaza "janë një luftë ekzistence" dhe se "Hamasi filloi një luftë në rajon dhe askush nuk mund ta dënojë Izraelin për të drejtën e tij për të mbrojtur veten dhe luftën e tij kundër terrorizmit".

Qeveria gjermane ka theksuar përgjegjësinë historike ndaj hebrenjve për të legjitimuar mbështetjen e tij të pakushtëzuar për Tel Avivin në sulmet e tij në Gaza.

Vendi evropian parashtroi të njëjtën arsye kur ndaloi demonstratat në mbështetje të Palestinës me arsyetimin e luftës kundër antisemitizmit.

Administrata e Hitlerit në Gjermani vrau sistematikisht miliona njerëz, duke përfshirë hebrenj, persona me aftësi të kufizuara, të burgosur lufte, polakë dhe sllavë të tjerë, midis viteve 1939 dhe 1945.

Thuhet se numri i hebrenjve që pësuan gjenocid gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte afërsisht 6 milionë.

TRT Balkan / agjencitë