Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe ai i Uzbekistanit Shavkat Mirziyoyev përgëzuan presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe Aleancën Popullore për marrjen e shumicës së votave në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mandatit të 28-të.
Në deklaratën e Presidencës së Azerbajxhanit thuhet se Aliyev e ka telefonuar Erdoğanin dhe i ka përcjellë urimet e tij.
Aliyev theksoi se Türkiye nën udhëheqjen e Erdoğanit ka përjetuar përparim të madh dhe, si manifestim i kësaj, populli vëlla turk edhe në këto zgjedhje ka treguar besimin te lideri i tij.
Erdoğan falënderoi gjithashtu Aliyevin për interesimin dhe urimet e tij.
Gjatë bisedës, liderët theksuan edhe një herë se miqësia dhe marrëdhëniet vëllazërore mes dy vendeve janë të përhershme dhe të palëkundura.
Nga ana tjetër, në bisedën telefonike, presidenti uzbekistanez Shavkat Mirziyoev tha se rezultatet e zgjedhjeve janë tregues i mbështetjes së gjerë të popullit vëlla të Türkiyes për ndryshimet politike dhe reformat ekonomike nën udhëheqjen e presidentit Erdoğan.
Gjatë bisedës, liderët diskutuan për çështjet që lidhen me partneritetin strategjik midis Uzbekistanit e Türkiyes dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit shumëpalësh si dhe shqyrtuan çështjet që lidhen me përgatitjen për takimin e ardhshëm të Këshillit të Partneritetit Strategjik të Nivelit të Lartë.