Presidenti i Tunizisë, Kais Saied, shkarkoi nga detyra kryeministren Najla Bouden Ramazan dhe emëroi në vend të saj Ahmed Hachanin.
Në një deklaratë nga presidenca tuniziane thuhet se "Presidenti Kais Saied shkarkoi nga detyra Najla Bouden Ramazan dhe emëroi në vend të saj në detyrën e kryeministrit Ahmed Hachani".
Sipas videos së publikuar lidhur me emërimin, Hachani në një ceremoni të mbajtur në Pallatin Carthage u betua në prani të Saied për detyrën e re.
Saied i uroi Hachanit suksese për detyrën e re.
Ahmed Hachani më parë ishte Drejtor i Bankës Qendrore të Tunizisë.
AA