Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan i shprehi ngushëllime ish-presidentit dhe kandidatit republikan për president të ShBA-së, Donald Trump pas plagosjes në tentim vrasjen gjatë fushatës në Pensilvani.
Presidenti turk e dënoi këtë akt në termat më të ashpra dhe theksoi se Türkiye do të qëndrojë pranë popullit mik dhe aleat të ShBA-së.
"Dënoj fuqishëm atentatin ndaj presidentit të 45-të dhe kandidatit presidencial të Shteteve të Bashkuara, zotëriut Donald Trump. I shprehi ngushëllimet e mia të sinqerta zotëriut Trump, familjes dhe njerëzve të tij të dashur. Besoj se hetimi për sulmin do të kryhet në mënyrën më efektive dhe autorët dhe nxitësit do të dalin para drejtësisë sa më shpejt që të jetë e mundur, për të mos hedhur hije mbi zgjedhjet amerikane dhe stabilitetin global. Si Türkiye , ne do të qëndrojmë pranë popullit mik dhe aleat të ShBA-së”, shkruan Erdoğan.
Gjatë tubimit elektoral në Pensilvani, sulmuesi 20-vjeçar Thomas Matthew Crooks tentoi të vriste Trump, pas së cilës u vra nga Shërbimi Sekret Amerikan.
Gjatë këtij sulmii, një pjesëmarrës në tubim u vra dhe dy u plagosën rëndë.