Prokurori i GjND-së kërkon arrestimin e Netanyahut për krime lufte / Photo: AA

Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare Karim A. A. Khan ka kërkuar udhërarrest për kreun e Qeverisë së Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ministrin e Mbrojtjes të Izraelit Yoav Gallant, nën dyshimet për krime lufte të kryera në Palestinë.

“Ka shkaqe të arsyeshme për të besuar se kryeministri izraelit Netanyahu dhe ministri izraelit i mbrojtjes Yoav Gallant mbajnë përgjegjësi penale për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit të kryera në Shtetin e Palestinës”, tha Khan.

Krahas anëtarëve të kabitentit izraelit, prokurori në fjalë kërkon urdhërarrest edhe për tre drejtues të Grupit të Rezistencës - Hamasit, për të cilët dyshon për krime lufte, përkatësisht për Yahya Sinwar, Mohammed Diab Ibrahim Al-Masri (Deif) dhe Ismail Haniyeh.

TRT Balkan