Dhjetëra mijëra qytetarë dolën në rrugët e Melburnit, kryeqytetin e shtetit Victoria të Australisë për të protestuar kundër shitjeve të armëve nga qeveria ndaj Izraelit.
Sipas lajmit të "9newscom", në Melburn dhjetëra mijëra demonstrues kundër luftës kanë mbajtur protestën më të madhe të viteve të fundit rreth zonës në të cilën që nga e shtuna mbahet Panairi i Mbrojtjes së Forcave Tokësore.
Protestuesit i bënë thirrje Australisë të ndalojë shitjen e armëve për Izraelin.
Ndërkaq, protesta mori përmasa të mëdha gjë që çoi në rritjen e masave të sigurisë.
Teksa pritet që protestat të vazhdojnë dhe numri i demonstruesëve të rritet, ministri i Thesarit të Shtetit Victoria, Tim Pallas, tha se panairi në fjalë ishte planifikuar para ngjarjeve në Gaza.
Ai njoftoi se për shkak të protestave janë mobilizuar mijëra policë dhe miliona dollarë fonde sigurie të financuara nga taksat.
Organizatorja e protestës, Nathalie Farah, në një deklaratë për media u shpreh se "Duam që Australia të mos bëhet partnere e krimit, sepse furnizimi i Izraelit me armë është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar".
Kryeministrja e shtetit Victoria, Jacinta Allan, tha se "nuk ka vend për sjellje shkatërruese" në Victoria, ndërsa deputetja e të Gjelbërve, Gabrielle de Vietri, tha se ajo nuk do të shkonte në parlament për të marrë pjesë në protestë dhe se do të qëndronte pranë atyre që protestojnë kundër panairit të armëve.