Putin bën një vizitë të papritur në rajonet ukrainase Luhansk dhe Kherson / Foto: Reuters

Presidenti rus Vlladimir Putin ka realizuar një udhëtim të papritur në rajonet ukrainase Luhansk dhe Kherson, njoftoi Kremlini.

Putin vizitoi shtabin e grupit të ushtrisë "Dnepr" për të diskutuar situatën në rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia, sipas një deklarate të Kremlinit.

Ai gjithashtu takoi oficerë të lartë në shtabin e "Gardës Kombëtare të Vostokut" në Luhansk, shtohet në deklaratë.

Shtatorin e kaluar, rajonet separatiste të Ukrainës Donetsk dhe Luhansk dhe pjesët e Zaporizhzhia dhe Kherson të kontrolluara nga Rusia mbajtën referendume për bashkimin me Rusinë.

Moska që atëherë i shpalli këto si pjesë të Rusisë, ky vendim u refuzua nga Ukraina dhe komuniteti ndërkombëtar.

Vizita e fundit e Putinit vjen një muaj pasi ai vizitoi qytetin Mariupol në Donetsk, që ishte vizita e parë e tij në rajonet e kontrolluara nga Rusia në Ukrainë që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit të kaluar.

AA