Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se marrëveshjet e Istanbulit nga viti 2022 mbeten "në tryezë" dhe mund të shërbejnë si bazë për negociatat e paqes me Ukrainën.
Në Samitin e Udhëheqësve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në kryeqytetin e Kazakistanit Astana, Putin falënderoi presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan për përpjekjet e tij ndërmjetësuese midis Rusisë dhe Ukrainës.
“Marrëveshjet e Istanbulıt, falënderoj Presidentin e Republikës së Türkiyes, zotin Erdoğan, i cili mori pjesë në këtë punë si ndërmjetës. Këto marrëveshje nuk u refuzuan, por u miratuan nga kreu i delegacionit negociator ukrainas, që do të thotë, me sa duket, ato ishin mjaft të kënaqshme për Ukrainën, këto marrëveshje mbeten në tryezë dhe mund të shërbejnë si bazë për vazhdimin e negociatave”, tha ai.
Ai theksoi se Rusia asnjëherë nuk ka refuzuar dhe është e gatshme të vazhdojë negociatat e paqes edhe tani.
"Ukraina refuzoi të negociojë. Për më tepër, këtë e bëri publikisht, me udhëzime të drejtpërdrejta nga Londra, që do të thotë se nuk ka dyshim për këtë, edhe me kërkesë të Uashingtonit. Zyrtarët ukrainas e thonë këtë drejtpërdrejt dhe hapur", theksoi ai.
Në mars 2022, Moska dhe Kievi zhvilluan një sërë bisedimesh në Istanbul, Türkiye, me qëllim gjetjen e bazës së përbashkët për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.