Presidenti rus, Vladimir Putin, ka miratuar ratifikimin e marrëveshjes për "pranimin" e rajoneve të Ukrainës në Federatën Ruse, respektivisht rajonet Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson.
Putin po ashtu nënshkroi një ligj federal kushtetues për përfshirjen e katër rajoneve brenda territorit rus.
Dje, parlamenti rus ratifikoi marrëveshjet për aneksimin e rajoneve të Ukrainës.
Më 30 shtator, Putin nënshkroi marrëveshje me autoritetet separatiste të rajoneve të Ukrainës për bashkimin me Rusinë, pas "referendumeve" të mbajtura nga 23 deri më 27 shtator.
Votimi erdhi më shumë se shtatë muaj pas luftës së Rusisë kundër Ukrainës që filloi më 24 shkurt.
Referendumet janë dënuar nga komuniteti ndërkombëtar, BE-ja. SHBA-të këto referendume i quajtën "të rreme" duke theksuar se nuk do të njihen.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se vendimi i Putin-it për të aneksuar katër rajonet ukrainase është i pavlefshëm dhe nuk ka pasoja ligjore.
5 Tet 2022
Putin nënshkruan ligjin për aneksimin e katër rajoneve ukrainase
Dje, parlamenti rus ratifikoi marrëveshjet për aneksimin e rajoneve të Ukrainës. Më 30 shtator, Putin nënshkroi marrëveshje me autoritetet separatiste të rajoneve të Ukrainës për bashkimin me Rusinë.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.